Foto: Kallxo.com

Gjykata e Gjakovës në grevë, punojnë vetëm për rastet urgjente

Po vazhdon greva në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Që nga 4 Korriku, stafi i administratës së gjykatës dhe prokurorisë kanë hyrë në grevë.

Punëtorët po kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, e mbi të gjitha rritjen e pagave 100%.

Në objektin e gjykatës po lëshohen vetëm personat të cilët kanë të nxjerrin ndonjë dokument personal, për punësim ose dokumente të tilla të cilat kanë të bëjnë me afate.

Në gjykatë përveç rasteve të natyrës urgjente si rastet e dhunës në familje seancat tjera nuk janë duke u mbajtur.