Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

71 Aksidente në 24 Orët e Fundit

Në rajonin e Mitrovicës është raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Zubin Potok mes një autobusi dhe një veture,ku lëndime trupore ka pësuar një grua.

Në raport të Policisë thuhet se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Sipas policisë një vetaksident ka ndodhur në fshatin Kajkovë në Leposaviq,në të cilin lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin në Mitrovicë.

Ndërsa në Zveçan rreth orës 20:35 dy ngasës dhe pesë pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti mes dy automjeteve.

Sipas policisë, të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin në Mitrovicë.