Foto-ilustrim

6 të Lënduar në Aksidentin Mes Tri Automjeteve

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën mes Drenasit dhe Skenderajt.

Sipas Policisë, në këtë aksident janë përfshirë tri automjeteve , një furgon VW , një veturë VW Golf V dhe vetura BMW.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e veturave Golf dhe BMW dhe katër pasagjerë, një mashkull dhe tri femra.

Lidhur me rastin, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35, është njoftuar prokurori.