40 serbë aplikuan të bëhen ushtarë të Kosovës

Në konkursin e fundit për ushtarë të FSK-së kanë aplikuar rreth 40 serbë.

Kështu ka bërë të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj i cii tha se kjo është shenjë për besimin e shtuar në FSK-në.

“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, shkroi ai.

Ai shtoi se kjo nënkupton edhe fundin e shantazheve nga Serbia për këta ushtarë.

“ Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, tha Haradinaj.