37 Aksidente në 2 orë e 30 minuta

Prej orës 7:00 deri në orën 9:30 të mëngjesit 37 aksidente kanë ndodhur në Prishtinë dhe në rrethinë.

Lajmin për aksidentet e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Në Drejtorinë Rajonale të Prishtinë janë raportuar 37 aksidente trafiku”, tha Ahmeti- Haziraj.

Sipas Ahmetit, 26 aksidente që janë raportuar kanë qenë me dëme materiale, ndërsa 8 aksidente me lëndime të lehta trupore.

KALLXO.com ka shkruar për disa aksidente që kanë ndodhur sot.

http://kallxo.com/foto-bora-shton-aksidentet-ne-rruge/

Dy ditë më parë gjashtë aksidente kishin ndodhur në Prishtinë e rrethinë brenda dy orësh.

http://kallxo.com/gjashte-aksidente-per-dy-ore-ne-prishtine/