2 mijë nënshkrime në peticionin e PSD-së për pagën minimale

Brenda 24 orëve janë mbledhur mbi 2 mijë nënshkrime në peticionin e Partisë Socialdemokrate që kjo parti e ka hapur në formë online.

Këto shifra u prezantuan në konferencën e sotme për media të PSD-së, nga deputeti Frashër Krasniqi dhe zëdhënësja Natyra Kuçi.

“Ne mendojmë që koncepti i pagës minimale duhet të ndryshojë nga një pagë për mbijetesë në një pagë për të jetuar. Jemi të vetëdijshëm që shuma të cilën e propozojmë nuk është zgjidhje e përhershme, por është një hap më tutje i cili ofron rrugë të reja për përmirësimin e jetës së qytetarëve në të ardhmen”, deklaroi zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Kurse, deputeti Frashër Krasniqi ftoi qytetarët që të vazhdojnë ta nënshkruajnë këtë peticion, duke e quajtur këtë formë për rritjen e presionit tek ekzekutive që të ndërmarrë hapa sa më parë.

“Përmes këtij peticioni duam që këtë nismë të rëndësishme, ta zhvendosim nga Kuvendi dhe zyrat e PSD-së, në angazhimin e drejtpërdrejt të qytetarëve; i ftoj qytetarët që të hyjnë në faqen ëëë.peticione.com dhe të shpenzojnë 2 minuta kohë që të nënshkruajnë peticionin online në mënyrë që kërkesa ndaj qeverisë të bëhet sa më e madhe dhe e fuqishme”, deklaroi deputetit Krasniqi.

Paga minimale në Kosovë nuk është rritur në tetë vitet e fundit.

https://kallxo.com/psd-kerkon-interpelance-per-pagen-minimale-ne-kosove/