Ilustrim

11-vjeçarja e sulmoi për vdekje foshnjën

Një vajzë 11- vjeçare po përballet me akuzën për abuzim ndaj fëmijëve pasi sulmoi një djalë 1-vjeçar që kishte nën kujdes.

Ajo e la foshnjen me plagë të rënda dhe vogëlushi vdiq disa ditë më pas.

Autoritetet arrestuan vajzën pasi Paxton Davis vdiq të enjten. Sipas hetimeve paraprake Paxton ishte lënë nën kujdesin e anëtarëve të familjes së 11-vjeçares në shtëpinë e tyre në Suitland, thanë autoritetet.

E ëma e vajzës ia la foshnjën 11-vjeçares për tu larguar për pak kohë nga shtëpia mëngjesin e së dielës.

Në Maryland duhet të jesh të paktën 13 vjeç për tu kujdesur për një fëmijë tjetër.

Paxton vdiq të enjten, katër ditë pasi u shtrua në spital me lëndime të rënda në pjesën e sipërme të trupit.

Sapo mjekët vunë re lëndimet në trupin e djalit dhe thirrën policinë për shkak të dëmtimeve të rënda.

Në një konferencë policia tha: “Foshnja ishte vetëm nën kujdestarinë e 11-vjeçares”.

Policia nuk pranoi të jepte detaje shtesë mbi shkallën apo llojin e lëndimeve që mori foshnja si edhe nuk informoi nëse nëna e vajzës do përballet me akuza.

Dhe motivi i aktit të rëndë të vajzës ndaj foshnjës nuk dihet ende./21MEDIA