​Prishtina mposhtet pas ekzekutimit të penalltive

Prishtina e ka përfunduar ëndrrën europiane, pasi sonte është mposhtur gjatë ekzekutimit të penalltive nga skuadra Fola Esch.

Portieri i Prishtinës Visar Beka ishte fantastik në pritjen e penalltive, pasi i priti tre nga tetë penalltitë e ekzekutuara.

Beka ishte vendimtar edhe gjatë lojës së zhvilluar për 120 minuta, ku bëri disa ndërhyrje të mira.

Koha e rregullt dhe ajo shtesë ka përfunduar me rezultat 0-0 dhe u desh ekzekutimi i penalltive për të mësuar fituesin e takimit të sotëm kualifikues për Ligën e Europës.

Edhe takimi i parë ka përfunduar pa gola, dhe fal kësaj Prishtina shihej si favorit, pasi loja e kthimit zhvillohej në Kosovë.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe me këtë ka përfunduar aventura e nënkampionit të Kosovës në Ligën e Europës./21Media