Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin Rajonal të Pejës

Spitali Regjional i Pejës aktualisht është duke trajtuar 131 pacientë 24 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, përderisa katër janë në respiratorë maskë CPAP dhe 94 të tjerë janë duke u asistuar me oksigjeno – terapi.

Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve shtatë pacientë janë shëruar nga coronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka njoftuar se në nivel vendi janë shënuar edhe 296 raste të reja me COVID-19, përderisa janë shëruar 319 persona të tjerë.

Numri total i të infektuarve që nga muaji mars e deri më tani ka arritur 47.203 persona, ndërsa 34.637 janë shëruar dhe 1.220 kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.