Ambasadori amerikan, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Reagon ambasadori Delawie: Injoroni lajmet e rreme

Një intervistë e djeshme e ambasadorit amerikan në KTV ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie është cituar të ketë thënë se nuk përjashtohet mundësia e ndarjes së territorit.

Mirëpo ai sot përmes Twitter ka reaguar duke thënë se ato janë lajme të rreme. Ai ka cituar vetën si dhe ka kërkuar që të dëgjohet intervista e plotë.

“Injoroni lajmet e rreme. Ja se çfarë kam thënë.

“Kosova duhet të kuptoj se cilat janë qëllimet e saj, duhet të provoj të arrijë një lloj konsensusi në këto qëllime dhe kjo është në çfarë unë po fokusohem tani”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Pak më herët reagoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili tha se ndarja është luftë dhe askush nuk dëshiron luftë të re në Ballkan.

Mirëpo edhe Haradinaj shkroi se ambasadori amerikan është keqkuptuar.

https://kallxo.com/reagon-haradinaj-ndarja-eshte-lufte/