Zgjatimet e narrativave të rreme të Putinit në veriun e Kosovës

Megjithatë, narrativë e rreme e Rusisë që përdorë për Volodimir Zelenskin si një udhëheqës nazist në Ukraninë duket që s’është e vetmja që politikat në Serbi përdorin duke u munduar t’i shtyjnë si narrativa të Serbisë për Kosovën. Të dhënat publike deri tani nuk ofrojnë mundësi që të sqarojnë se cila nga narrativat e rreme është përdorë më para, ato të Rusisë për Ukrainën, apo të Serbisë për Kosovën. Megjithatë është e qartë që ngjashmëritë në mes tyre janë të mëdha. Me qëllime të qartësisë së artikullit po i ofrojmë disa skica nga këto narrativa të rreme me qëllim krahasimi.

Yjet e vizatuara të Davidit, simbolit hebre, u vendosën në telat me gjemba të KFOR-it që ishin vendosur rreth Komunës së Leposaviqit, në një situatë, ku serbët lokalë protestonin kundër kryetarit shqiptar të kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Mediat nuk u morën gjatë me domethënien e këtyre shenjave, ndërsa mesazhi i tyre u përçua në popull pa u kritikuar nga mediat e politikanët progresistë.

Ky simbol, u përdor për të përçuar narrativën e rreme të Putinit deri në Leposaviq, meqë në vazhdimësi, presidenti rus, i është referuar qeverisë ukrainase si qeveri naziste. Serbët lokalë, duke besuar në këtë narrativë të rreme të stimuluar edhe nga politikanët serbë, ranë pre e saj, duke krijuar paralele në mes asaj narrativës që ka krijuar Putini për Ukraninën dhe asaj që synojnë të krijojnë politikanët serbë për Kosovën.

Duke i fryrë kësaj narrative të rreme, e duke tentuar të krahasojnë qytetarët serbë të Kosovës me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, një numër i politikanëve serbë dhe zyrtarëve të lartë kanë ngritur narrativa të tilla, natyrisht duke i keqinterpretuar faktet dhe duke u vënë kontekste të rreme.

Shembull, një numër i mediave serbe transmetuan përmes portalit kosovoonline, një “lajm” me titull që përmbate fjalinë “Lista serbe paralajmëron lëvizjen fashiste të Albin Kurtit”, duke vënë përpara emrin “Gauleiter” , që ishte referencë për rangun politik të Partisë Naziste të Gjermanisë e që në artikull, synohej të paraqiteshin të tillë kryetarët shqiptarë të komunave veriore. Termin e njëjtë për kryetarët e zgjedhur në komunat veriore, e kishte përdorur edhe shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke tentuar ta shtyjë këtë narrativë të rreme përpara.

Portretizimi i rremë i qeverisë së Ukrainës dhe asaj të Kosovës me nazizmin u bë e qartë edhe kur zëdhënësja e Kremlinit, Zaharova, deklaroi se presidenti Ukranias, Zelenski dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë nazistë.

Deri më tani, as Putini, e as zyrtarët serbë nuk kanë asnjë fakt kur krahasojnë qeverinë e Ukrainës dhe atë të Kosovës me nazizmin. Po ashtu, në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për narrativat e rreme të Rusisë për Ukrainën, identifikohet qartazi, rivizionimi i historisë së tendecë e rreme ruse për ta paraqitur qeverinë e Zelenskit si naziste.

Megjithatë, narrative e rreme e Rusisë që përdor për Volodimir Zelenskin si një udhëheqës nazist në Ukrainë duket që s’është e vetmja që politikanët serbë i përdorin duke u munduar t’i shtyjnë si narrativa të Serbisë për Kosovën. Të dhënat publike deri tani nuk ofrojnë mundësi që të sqarojnë se cila nga narrativat e rreme është përdor më para, ato të Rusisë për Ukrainën, apo të Serbisë për Kosovën.

Megjithatë është e qartë që ngjashmëritë në mes tyre janë të mëdha. Me qëllim të qartësisë së artikullit po i ofrojmë disa skica nga këto narrativa të rreme me qëllim krahasimi.

‘Shtetet kukulla’ të perëndimit

Që në krye të herës, gjatë invazionit rus, fillimisht në Krimenë 2014, e pastaj në invadonin ushtrak në gjithë Ukrainën, njëra nga narrativat e rreme të Rusisë ka qenë që Ukraina në fakt nuk është shtet, por është një lodër (kukull) e perëndimit.

Këtë narrativë të rreme për Ukraninën e ka evidentuar edhe Laboratori i Forenzikës Digjitale që funksionon në kuadër të Këshillit Amerikan, në raportet e tyre. Mirëpo, një narrativë të tillë është munduar ta ndërtojë edhe Serbia për Kosovën, dhe natyrisht kësaj valleje i ka prirë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq që “kukullën” e zbukuroi me fjalën foshnje.

Vuçiq e kishte quajtur Kosovën një “foshnje mistrace” të perëndimit shumë vite më herët dhe ka vazhduar ta përdorë këtë term së fundi në rastin e sulmit të Banjskës në shtator të vitit 2023. Këto narrativa nuk janë dëshmuar asnjëherë me fakte dhe sinonimet që janë përdorë për ta ndërtuar atë, janë kryesisht figura letrare që për qëllim kanë maskimin e të vërtetës, që këto dy shtete janë sovrane në fakt.

Lufta civile dhe rezistenca lokale

Pas sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023, ku një grup serb i armatosur rëndë vrau një polic të Kosovës dhe pastaj u futën në Manastirin e Banjskës, narrativa zyrtare e Serbisë për këtë ngjarje theksonte rrejshëm që ky ishte një “rebelim i serbëve lokalë” kundër Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Madje, duke ndjekur këtë narrativë të rreme, presidenti serb Vuçiq, kishte deklaruar në disa raste se sulmi terrorist në Banjskë është bërë nga individë që janë serbë lokalë.

Megjithatë, të dhënat e publikuara pastaj nga organet e rendit në Kosovë, përfshirë video, ofronin dëshmi që grupi ishte përgatitur dhe armatosur më herët në territorin e Serbisë.

Të njëjtën narrativë e përdori Rusia pas ndërhyrjes në Krime të Ukrainës, më 2014. Në një deklaratë të më pastajme të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavror, ushtarët me uniforma të gjelbra, por pa llogo e emblema, u quajtën qytetarë që në vetëmbrojtje kishin marrë nën kontroll zyrat administrative në gadishullin e Krimesë.

Ndërsa, për ngjashmërinë e uniformave të gjelbërta me ato të ushtrisë ruse, Putini kishte deklaruar se ato mund të blihen në secilën shitore, njëjtë sikurse nëntë vite më vonë do të deklaronte presidenti i Serbisë Vuçiq, për rastin e sulmuesve të Banjskës.

‘Shtetet e dështuara’

Një studim i Bashkimit Evropain mbi shpifjet që bënë Rusia për Ukrainën gjen se një nga narrativat më të mëdha kundër shtetit të Ukrainës është se ai është një shtet i dështuar.

Studimi gjen se për këtë narrativë më 2021, se vet presidenti rus, Vladimir Putin kishte shkruar një artikull. Qëllimi i kësaj narrative të rreme në fakt është mohimi i shtetësisë së Ukrainës, duke synuar bashkimin e saj me Rusinë, si dikur në BRSS.

Një narrativë e ngjashme për Kosovën është ngritur vazhdimisht nga ana e zyrtarëve serbë, të cilët përveçse nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, në deklarimet e tyre, gjithmonë përdorin fraza si “e ashtuquajtura Republikë e Kosovës”.

Bile për shkak të një shkarje teknike në përkthim në shkurt të vitit 2023, Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, kishte kërkuar falje publike, që i ishte referuar Kosovës si Repbulikë në një deklaratë zyrtare. Madje, narrativa e rreme për “shtetin e dështuar” të Kosovës, kishte depërtuar edhe në politikën lokale në Kosovë, ku kjo dilemë ishte ngritur që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Narrativa ose rrëfimi i madh në kuadër të të cilit pastaj funksionojnë narracionet e vogla të shoqërive, që shpeshherë mund të jenë të rreme e të manipuluara. Për ta bërë më të qartë këtë keqpërdorim të qëllimshëm të narrativës, le ta shpjegojmë njëherë fjalën.

Sipas fjalorit online të Oxfordit, fjala narrativë , para një historie ose përshkrimin e një vargngjarjesh të lidhur me njëra-tjetrën. Në këtë kuptim, narrativa shërben për të përshkruar ngjarje të ndryshme bazuar në një ide më të madhe, ndërsa kur kjo narrativë ndërtohet me qëllim bazuar në gënjeshtër, atëherë ky manipulim përfundon në narrativë të rreme, që paraqet një kornizë të tregimit të madh në kuadër të të cilit përshtaten tregimet tjera më të vogla.

Për shembull nëse krijojmë një narrativë me Gent Sherifin (emër i sajuar), që është një detektiv i zoti që lufton krimin në kuadër të një qeverie a organizate, secila “trimëri” e tij, edhe ndalesat në trafik mund të paraqiten si akte të rëndësishme patriotizmi. Kjo teknikë e thjeshtë, ka ndihmuar propagandistë, konspiracionistë, e ..istë të tjerë që të krijojnë narrativat e tyre të rreme, të bazuara mbi fakte gjysmake, të kronizuara, e të paverifikuara askund, duke krijuar kështu“të vëretat e tyre” në botën digjitale.

Në këtë kuptim, më aktualja në nivel global është narrativa ruse për pushtimin e Ukrainës. Le të kujtojmë këtu, që në krye të herës, që Kremlini zyrtar pas aneksimit të territorit të Krimesë më 2014, ka përdorur vazhdimisht disa rrëfime të rreme për ta ndërtuar narrativën e tyre për invazionin ushtarak të vitit të kaluar në Ukrainë. Por ngjashmëritë e narrativës së rreme ruse për Ukrainën me narrativën e rreme serbe për Kosovën janë të mëdha, megjithëse kanë marrë më pak vëmendje ndërkombëtare.