Prokuroria Themelore në Pejë
Prokuroria e Pejës, 21 aktakuza për një ditë
07.12.2018 - 19:09
21 aktakuza për vepra të ndryshme penale janë ngritur vetëm gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë thuhet se përveç 21 aktakuzave, gjatë ditës së sotme, nga prokurorët e kësaj prokurorie, janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër të pandehurve.
Prokuroria ka njoftuar se ka nxjerrë edhe nëntë aktvendime për fillimin e hetimeve ndaj disa të pandehurve për vepra të ndryshme penale.
“Prokuroria Themelore e Pejës mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, dhe në këtë drejtim, kërkojmë edhe ndihmën e të gjithë atyre që kanë njohuri për kryesit e veprave penale”, thuhet në njoftim.