Siguria | Foto: KALLXO.com

Policia me Armë të Gjata Ofron Siguri për Vuçiqin

Siguri para ardhjes së Vuçiqit në Mitrovicën Veriore Policia e Kosovës po ofron edhe me pjesëtarë të pajisur me armë të gjata.

Për të ofruar siguri po kujdesen edhe pjesëtarët e njësisë speciale të armatosur me automatikë.

KALLXO.com ka shkruar gjatë ditës për masat e sigurisë që policia ka ndërmarrë për të siguruar ambient të qetë gjatë kësaj vizite.

Pas shkuarjes në manastirin Banjska afër Zveçanit, Presidenti i Serbisë do të bëjë homazhe te vendi ku u vra Oliver Ivanoviqi.

http://kallxo.com/njesite-speciale-drejt-mitrovices/

http://kallxo.com/policia-te-vendi-ku-u-vra-ivanoviqi/