Ilustrim

Plagoset me armë shtetësja se Shqipërisë në Gjakovë

Një grua, shtetase e Shqipërisë është plagosur me armë nga një burrë.

Sipas viktimës, ngjarja kishte ndodhur derisa ajo po mblidhte boronica në bjeshkët e babaj të bokës në Gjakovë.

“Sipas viktimës i dyshuari ka shtënë me armë në ajër dy herë ku njëri nga plumbat e ka goditur viktimën në kofshë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit shkon në mbajtje.