Nuk votojnë për projektligje as rezoluta, por votojnë për komisione hetimore

Ndryshe nga votimet paraprake, ku ligjvënësit nuk votonin për rezoluta e as për projektligje, ata votuan për formimin e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Deputetë votuan për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës me propozimin e Partisë Socialdemokrate ,

Po ashtu, me propozim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetët formuan edhe Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e  rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.

Seanca po vazhdon me debatin parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

Më herët deputetët refuzuan të votonin për rezoluta, projektligje dhe raporte vjetore.

https://kallxo.com/deputetet-nuk-votojne-nuk-kalon-asnje-projektligj-ne-kuvend/

https://kallxo.com/deputetet-votojne-vetem-1-nga-4-rezolutat/