Foto: RTV21

Një i lënduar në protestën në Poterq, policia po kërkon të dyshuarin

23 vjeçari me inicialet R. K. me banim në Serbi është lënduar gjatë protestës së sotme të mbajtur në fshatin Poterq të komunës së Klinës.

Policia e rajonit të Pejës, me anë të një njoftimi ka thënë se gjatë ditës së sotme më saktësisht rreth orës 11:00 në fshatin Poterq, është paraparë të mbahet shënimi i festës së komunitetit serb “SV TROJIC”.

Në këtë protestë sipas policia kanë marrë pjesë rreth 50 qytetarë të komunitetit serb.

Për të ndaluar këtë manifestim, rreth 50-60 qytetarë shqiptarë kanë protestuar duke bllokuar vendin me vetura.

“Në shenjë proteste në vendin ku është paraparë të mbahet tubimi janë tubuar rreth 50-60 qytetarë shqiptar dhe rreth 55  automjete të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës sipas njoftimit, në bazë të planit të hartuar ka marrë të gjitha masat e nevojshme që qytetarëve tu mundësohet shënimi i festës se tyre.

“Gjatë ceremonisë rreth orës 13:08 nga protestuesit është lënduar një qytetar serb R.K.1995 me banim ne serbi, i njëjti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është stabile”, thuhet më tutje në njoftim.

Policia është duke zhvilluar hetime intensive për arrestimin e të dyshuarit i cili e ka lënduar 23 vjeçarin.

Qytetarët serbë të cilët pas përfundimit të festës rreth orës 13:50 janë shpërndarë në drejtim të qytetit të Pejës nën përcjellje të Policisë së Kosovës.

“Pas përfundimit të festës se qytetarëve serb edhe protestuesit në mënyre të qetë janë shpërndarë. Nga protestuesit është identifikuar një person L.B. serb 1965, si i dyshuar në masakrën e 29.03.1999 në fshatin Poterq, i njëjti është shoqëruar dhe gjendet ne objektet e Policisë s Kosovës për verifikim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.