Nitaj: Po flitet se Limaj po kthehet në PDK, reagon deputeti i Nismës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili ka thënë se në çarshi po flitet se Fatmir Limaj po kthehet në PDK.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Haxhi Shala ka thënë se veç në Kosovë ndodh që një deputet shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë “goditje të ulëta”.

“Muharrem Nitaj sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve”, ka shkruar Shala pas deklaratës së Nitajt në Tv Dukagjini.

“Për keqardhje në çfarë niveli bie një deputet”, ka shtuar Haxhi Shala i Nismës Socialdemokrate.

Ky është postimi i plotë i deputetit Haxhi Shala:

“Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë kombëtare shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj. Ai sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve. Për keqardhje në çfarë niveli bie një deputet. Edhe një gjë Muharrem me i fol fjalët e çarshisë çka flitet për ju nuk ishi dal hiq ne tv po ne as nuk merremi e as nuk përdorim fjalët e çarshisë. Nuk jemi të tillë shyqyr që nuk jemi të tillë”.