Nënkryetari i Prishtinës i painformuar se biçikletat nuk mund të qarkullojnë në shesh

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli është shprehur i sigurt se çiklistët në Prishtinë mund të qarkullojnë në sheshet kryesore.

I dyti i kryeqytetit sfidoi faktin se në njërën hyrje të këtyre shesheve, përkatësisht nga ana e Kuvendit të Kosovës, ekziston shenja që ndalon qarkullimin e biçikletave.

“Merre një biçikletë edhe nisu nga Grandi edhe mundesh me shku te Teatri pa problem hiç. Nuk është e ndaluar për çiklistë”, tha Pacolli.

Më poshtë shihni fotografinë e ndalesës për çiklistë.

Ballafaqimin e Selim Pacollit me Jeta Xharrën në debatin lidhur me ndotjen e ajrit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

 

 

29 Nëntor 2018 - 21:53

Doruntina Baliu 29/11/2018 - 21:53
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend