Bicikleta, Foto: Policia e Kosoves

Vushtrri, arrestohet për vjedhjen e katër biçikletave

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka vjedhur katër biçikleta në lokacione të ndryshme në Vushtrri.

“Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin Y. Rr., 36 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se javë më parë në katër lokacione të ndryshme në Vushtrri, ka kryer veprat penale ‘vjedhje’ ku cak i këtyre vjedhjeve ishin katër biçikleta”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar katër biçikletat e vjedhura.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.