Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vetura godet biçiklistin 72-vjeçar në Ferizaj (FOTO)

Një person i moshës 72-vjeçare teksa ishte duke ngarë biçikletën u përplas nga një veturë në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizaj, Kanun Veseli, ka konfirmuar se i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Për shkak të lëndimeve ai u dërgua në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 08:00 në rrugën “Ahmet Kaçiku” afër stacionit të autobusëve në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore dhe një biçiklist. Për pasojë e këtij aksidenti,  lëndime të lehta trupore ka pësuar një person mashkull, i moshës 72 vjeçar” – deklaroi Veseli për Kallxo.com.

Aksident në Ferizaj, Foto: KALLXO.com