Në ditën e ushtrisë, LDK-ja homazhe tek varri i Rugovës

Derisa sot pritet të formohet Ushtria, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të zhvillojë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Sot (e premte), më 14 dhjetor 2018 në orën 11:30, Lidhja Demokratike e Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe vazhdon më pas për homazhe te varri i Ahmet Krasniqit”, është thënë në njoftimin e LDK-së.
Seanca për ushtrinë e Kosovës ka filluar.

Në ndërkohë në Kuvendin e Kosovës po vazhdon votimi i tri projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.