Zyrtare: Prishtina transferon Tun Bardhokun nga Vëllaznimi (VIDEO)

Prishtina e ka konfirmuar edhe transferimin e radhës, ai është Tun Bardhoku nga skuadra e Vëllaznimit.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës ka njoftuar i kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë Tun Bardhoku.

Bardhoku është spikatur si njëri prej lojtarëve më të mirë te skuadra e Vëllaznimit në edicionet e fundit.

Prishtina para pak ditësh e konfirmoi edhe transferimin e sulmuesit të Flamurtarit, Alban Shillova.

Klubi i Prishtinës ka njoftuar shkurt për transferimin e tij, duke bërë të ditur se më gjerësisht do prezantojnë më vonë Tun Bardhokun.