Foto: Napoli/Twitter

Zyrtare: Marek Hamsik largohet nga Napoli

Mesfushori dhe kapiteni i Napolit, Marek Hamsik edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra napolitane.

Hamsik për gjatë 12 viteve qëndrim te Napoli u bë legjendë e këtij ekipi.

Sllovaku gjatë qëndrimit të tij në Napoli i luajti 520 ndeshje duke i shënuar 121 gola.

Kapiteni i Napolit u transferua në DL Yifang për 15 milionë euro.

Ai ishte trasnferuar në verën e vitit 2007 në Napoli nga Brescia për 5.5 milionë euro.