Rrahmanit i rritet vlera e kartonit pas formës së lartë me Napolin

Futbollistit shqiptar dhe kapiteni i Kosovës që luan te ekipi italian Napoli, Amir Rrahamit i’u është shtuar vlera e kartonit në tregun e transferimeve, sipas uebfaqes së vlerësimeve për futbollistë transfermarkt.de.

Vlera e kartonit të 27 vjeçarit kur iu bashkua Napolit nga Hellas Verona në janarin e vitit 2020 ishte 12 milionë euro, pas paraqitjeve të mira në këtë sezon me skuadren napolitane, Rrahmanit iu është rritur vlera në 16 milionë.

Këtë sezon Rrahmani ka zhvilluar nëntë ndeshje për Napolin dhe ka arritur që t’i shënoj dy gola.

Aktualisht Napoli pozicionohet në vendin e parë në tabelë me 32 pikë pas 12-të ndeshjeve të zhvilluara në Serie A.