Caktohen gjyqtarët për dy derbet e javës në Serie A

Në xhiron e 13-të në Ligën Italiane të Futbollit pritet të zhvillohen shume takime interesante, mirëpo vëmendja pritet të jetë në sfidat Lazio-Juve si dhe Inter-Napoli.

Për këto dy takime Federata e Futbollit të Italisë ka përcaktuar edhe gjyqtarët e takimit.

Për ndeshjen Lazio-Juventus që zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 18:00 gjyqtar i ndeshjes është caktuar Marco Di Bello.

Ndërsa në ndeshjen Inter-Napoli që zhvillohet ditën e diel në fillim nga ora 18:00, gjyqtar i takimit është përzgjedhur Paolo Veleri.

Në pesë takimet e fundit në mes të Lazio dhe Juventusit, ekipi i Lazio ka shënuar dy fitore, ndërsa dy ndeshjet tjera i kanë takuar ekipit të Juventusit dhe një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Ndërsa në përballjet e fundit në mes të Inter dhe Napolit, nga pesë takimet e fundit ekipi i Interit ka arritur që të shënoj dy fitore, Napoli ka arritur që të fitojë një ndeshje ndërsa dy ndeshje tjera kanë përfunduar pa fitues.