Zyrtare: Gjilani transferon Oltion Rapan nga Shqipëria

Gjilani ka vazhduar me përforcimet, kësaj radhe është Oltion Rapa nga Shqipëria.

Qendërmbrojtësi Oltion Rapa ka ardhë te skuadra e Gjilanit nga KF Luftëtari nga Shqipëria.

Gjilani ka njoftuar se Rapa ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare e cila atë do ta mban në Gjilan deri në vitin 2021.

Po ashtu Gjilani dje kishte transferuar Muhamed Useinin nga Renova e Tetovës.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të Gjilanit për transferimet e Oltion Rapan dhe Muhamed Useinit.