Zyrtare: Barcelona transferon mbrojtësin e Valencias (Foto)

Barcelona edhe zyrtarisht e ka transferuar mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillon.

Katalanët kanë njoftuar se Murillo pritet të qëndrojë në Barcelonë deri në fund të këtij sezoni me opsion blerje për 25 milionë euro.

Murillo në këtë sezon nuk ka treguar formë të mirë me Valencian, ku ka qenë startues vetëm tri herë.

Barca e ka transferuar Murillon, pasi klubit katalan iu kanë lënduar dy qendër mbrojtësit, Samuel Umtiti dhe Vermalen.