Foto: Inter

Wanda Nara: Icardi është larg rinovimit me Interin

Gruaja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, ka treguar se marrëveshja për një kontratë të re mes Interit dhe argjentinasit është shumë larg.

Ajo ka treguar se në këto momente janë largë renovimit dhe Interi ia ofron kushtet e njëjta për kontratën e re, e cila duke e pa pranueshme për Icardin. Ajo po ashtu ka shtuar se për argjentinasin janë të interesuar disa klube nga Spanja, Anglia dhe Franca.

“Jemi shume larg rinovimit me Interin ne këto momente. Duhet te themi te vërtetën. Drejtuesit na ofrojnë te njëjtat shifra si ato aktualet. Per Mauron janë te interesuara disa skuadra te mëdha si ne Spanje, Angli dhe France! Mendojme se Icardi meriton rroge me te larte se ajo qe ka tani”, ka thënë Ëanda Nara, për gazetën “AS”.

Icardi është transferuar tek Interi në vitin 2013, për 12 milionë euro dhe tani është njëri prej sulmuesve më të shtrenjtë në botën e futbollit.