VIDEO- Çadrat në Gjilan fluturojnë pas erës së fortë

Një ‘mini-tornado’, ka kapluar dje qytetin e Gjilanit.

Në fakt, atje ka ndodhur fenomeni që njihet si “Dust Devil”. Sipas një video të publikuar në Facebook në faqen “Moti në Gjilan”, ky fenomen është xhiruar në një pishinë të këtij qyteti.

Në video është parë se çadrat e kësaj pishine janë duke fluturuar në qiell, megjithatë nuk është raportuar për të lënduar.

Më poshtë mund ta shihni videon e plotë: