Vedat Muriqi në super formë e mbyll sezonin me 17 gola me skuadrën e Rizesporit (FOTO)

Skuadra e Rizesporit ka arritur ta siguroj mbijetesën në Superligën e Turqisë edhe për një vit, falë ndihmës së madhe nga sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Rizespor pozicionohet në vendin e 10-të me 41 pikë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka qenë golashënuesi më i mirë te kjo skuadër.

Muriqi i ka shënuar 17 gola dhe tetë asistime.

Falë formës së mirë të ish-sulmuesit të skuadrës kosovare Liria, ai pritet që në afatin kalimtar të verës të transferohet te ndonjë klub i madh në Turqi apo në tjetër kampionat.

Vedati ka shkruar në rrjetet sociale ky sezon mbaroi për të me plotë sukses.

“Edhe një sezon mbaroi me plotë sukses, falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur deri në fund”, ka shkruar sulmuesi kosovar.

Kujtojmë, se Muriqi është ftuar nga Bernard Challandes në Kombëtaren e Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.