Pamje nga ndeshja Kosova-Malta - Foto: Atdhe Mulla

Vedat Muriqi flet pas ndeshjes: Kemi luajtur shumë mirë dhe nuk kemi bërë gabime

Golashënuesi i ndeshjes së sotme Vedat Muriqi, ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Maltës me rezultat prej 5-0.

Qendërsulmuesi kosovar ka thënë se është i kënaqur me përformancën e tij dhe se skuadra e tij ka bërë shumë pak gabime.

“Jam i kënaqur me performancën time. Gjithmonë kam thënë se nuk është me rëndësi performanca  individuale por ajo ekipore. Besoj se sot kemi luajtur shumë mirë si ekip dhe nuk kemi bërë gabime. Kjo u pa edhe tek  rezultati ku morëm një fitore me rezultat të thellë” ka thënë Muriqi.

Muriqi ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Azerbejxhanit.

“Kemi edhe 90 minuta të rëndësishme me Azerbajxhanin. Shpresojmë se edhe aty së paku me një barazim shkojmë tutje” ka përfunduar gjiganti i sulmit të Kosovës për “Supersport”.