Varësia e prindërve nga telefonat ndikon në sjelljet e fëmijëve

Për sjellje të këqija të fëmijëve mund të fajësohen prindërit të cilët kanë varësi ndaj telefonave të tyre mobilë tregojnë studimet.

Shkencëtarët kanë zbuluar një trend midis përdorimit të tepruar të pajisjeve nga nënat dhe baballarët dhe problemet e sjelljes në të rinjtë.

Pothuajse 200 familje u përfshinë në studimin e ‘technoference’ – ndërprerje në ndërveprimet ballë për ballë për shkak të pajisjeve teknologjike.

Technoference në ushqim mund të dëmtojë fëmijët, pohojnë kërkuesit, duke i bërë ata të bëhen hiperaktivë, ose të zemëruar.

Sjellja e dobët te fëmijët ishte më shumë e lidhur me përdorimin e telefonave nga ana e nënave të tyre, shkencëtarët zbuluan në revistën Pediatric Research.

Studimet e fundit vlerësojnë se prindërit të cilët përdorin TV, kompjuterë, tabletë dhe telefona të mençur 9 orë mesatarisht në ditë. Dhe një e treta e kësaj kohe llogaritet të shpenzohet për telefona të mençur, shpesh të përdorura gjatë aktiviteteve familjare, si p.sh. gjatë ngrënies dhe kohës së gjumit. Ekspertët e Universitetit Shtetëror të Illinois dhe Universitetit të Miçiganit thanë se të gjitha këto janë të përfshira në formësimin e mirëqenies social-emocionale të një fëmije.

Brandon McDaniel, i cili udhëhoqi studimin, tha se prindërit që kanë fëmijë me probleme më të theksuara bëhen më tepër të stresuar.

“Kjo mund të çojë në tërheqjen e tyre më të madhe në teknologji, e cila mund të kontribuojë në problemet e fëmijëve”, tha ai.

Studimi vjen pasi Mançesteri është gati të nisë një fushatë për të trajtuar ‘ndarjen’ në komunikimin midis prindërve dhe fëmijëve si pasojë e përdorimit të teknologjisë.

Qyteti do të bëhet autoriteti i parë në Britani të Madhe për të filluar një skemë të tillë, e cila do të udhëzojë prindërit për rastet kur duhet të mos përdorin telefonin e tyre.