Teknologji: McLaren prezanton modelin Artura Spider

McLaren e ka prezantuar zyrtarisht modelin Artura Spider, dhe me të vjen edhe një rritje e fuqisë së motorit.

Një rritje e fuqisë për veturën hibride 3.0-litërshe V6 prej 19 HP është në dispozicion për Artura Spider, por Coupe do të ketë gjithashtu “kuaj” shtesë. Prandaj, V6 i lartpërmendur zhvillon 700 kf dhe e arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h në 3 sekonda. Shpejtësinë 200 km/h e arrin për 8.4 sekonda dhe 300 km/h për 21.6 sekonda. Shpejtësia maksimale është 330 km/h, çift rrotullimi maksimal prej 720 Nm ka mbetur i njëjtë, ndërsa “vija e kuqe” është ende në 8500 rpm. Vetura e lartcekur peshon 1457 kg pa lëngje. Kjo përkundër faktit se Spider është 62 kg më i rëndë se Coupe.

Nga McLaren thonë se pesha shtesë është kryesisht për shkak të mekanizmit të pjesës së fortë të palosshme dhe pretendojnë se me heqjen e pjesës së fiksuar nuk ka humbje të ngurtësisë. Ulja e majës së fortë zgjat 11 sekonda me një shpejtësi deri në 50 km/h.

Si pjesë e përmirësimeve aerodinamike, McLaren ka përmirësuar gjithashtu ftohjen e motorit dhe frenave, dhe kanalet që çojnë në sistemin e frenimit mundësojnë performancë më të mirë dhe më të qëndrueshme të frenave karbon-qeramike në shpejtësi të lartë.

McLaren gjithashtu punoi në pezullimin dhe përmirësoi drejtimin, dhe kutia e marsheve me tetë shpejtësi u rikalibrua dhe u përshpejtua me 25 përqind. Kompania pretendon se Artura Spider është kabriola e tyre më ekonomike. Bateria me kapacitet 7.4 kwh mundëson një distancë elektrike prej 34 km.

Është punuar edhe në sistemin e shkarkimit, i cili përmban një rezonator të akorduar dhe ka një formë konike drejt skajeve të tubave të shkarkimit, dhe rezultati është një zhurmë “më e pastër” e motorit. Opsionale, është e mundur të merrni një sistem shkarkimi sportiv, i cili është edhe më i avancuar se ai standard./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala