Tani e tutje mund ta ndani lokacionin tuaj drejtpërdrejt në Google Maps

Përdoruesit e aplikacionit Google Maps tani e tutje do të mund ta ndajnë vendndodhjen e tyre drejtpërdrejt me familjen dhe miqtë e tyre të afërt.

Veçoria e ndarjes së vendndodhjes do t’ju ndihmojë ta ndani vendndodhjen tuaj në kohë reale me kontaktet tuaja në pajisjet Android dhe iOS dhe në kompjuterin tuaj.

Përdoruesit e Google Maps mund të vendosin gjithashtu se sa kohë duan të ndajnë vendndodhjen e tyre. Do të lejoheni të ndani vendndodhjen tuaj deri në një ditë të plotë ose derisa dërguesi ta çaktivizojë manualisht ndarjen e vendndodhjes.

Do të mund të zgjidhni midis intervaleve kohore si 15, 30 dhe 45 minuta, të ndjekura nga një orë, dy dhe më shumë.

Personat me të cilët ndani vendndodhjen tuaj do të mund të shohin statusin e baterisë së pajisjes tuaj ose nëse jeni duke e karikuar pajisjen tuaj. Përveç kësaj, ju do të jeni në gjendje ta ndani vlerësimin e mbërritjes në destinacion.

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi se si ta ndani vendndodhjen tuaj të drejtpërdrejtë në Google Maps:

Hapni Google Maps, klikoni foton tuaj të profilit në këndin e sipërm djathtas.

Klikoni kategorinë “Ndarja e vendndodhjes” dhe më pas “Ndaj vendndodhjen”.

Zgjidhni intervalin kohor të ndarjes së vendndodhjes.

Zgjidhni kontaktin me të cilin dëshironi të ndani vendndodhjen tuaj në Google ose në aplikacione të palëve të treta si WhatsApp.

Pasi të keni përfunduar, marrësi do të jetë në gjendje ta shohë përqindjen e baterisë dhe vendndodhjen e saktë.

Personi me të cilin e keni ndarë vendndodhjen tuaj do të jetë gjithashtu në gjendje të shikojë emrin dhe fotografinë tuaj, së bashku me vendndodhjen e saktë të pajisjes tuaj, edhe kur nuk jeni duke përdorur asnjë aplikacion të Google, si dhe kohën tuaj të nisjes dhe kohën e parashikuar të mbërritjes./Business Today.

Përgatiti: Nuhi Shala