Petar Houbtchev - Foto: KALLXO.com

Trajneri i Bullgarisë: Ishim me fat sonte

Trajneri i kombëtares së Bullgarisë ka folur në një konferencë për media për ndeshjen e sotme me Kosovën, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Petar Houbtchev tha se e kanë pritur të jetë një ndeshje e vështirë për ta, por ajo doli më e vështirë se sa kishin menduar.

Trajneri bullgar tha se ekipi i tij ka qenë me fat sonte.

“Po mund të themi qe kemi pasur fat, ka qenë një ndeshje taktike mes dy trajnerëve. Po ishim me fat sonte”, shtoi ai.

Lidhur me gjasat se cila kombëtare do të radhitet e dyta në Grupin A, duke aluduar në atë se Anglia do të jetë e para, Houbtchev tha se të gjitha kombëtaret kanë gjasa për vendin e dytë.