Shkëlqim Demahasaj, Foto: FFK/(KEYSTONE/Siggi Bucher)

Shkëlqim Demhasaj ftohet në vend të Celinës kundër Maltës dhe Azerbajxhanit

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka ftuar në grumbullim Shkëlqim Demhasajn për dy ndeshjet e ardhshme kundër Maltës dhe Azerbajxhanit, pas lëndimit që ka pësuar Bersant Celina në ndeshjen e së shtunës në skuadrën e tij.

FFK ka njoftuar se futbollisti i Luzernit, Shkëlqim Demhasaj do t’i bashkohet ekipit kombëtar nesër në mëngjes.

Kosova do të jetë mysafire e Maltës me 17 nëntor kurse e pret Azerbajxhanin me 20 nëntor.

Kosova kryeson Grupin D3 me 8 pikë. Pas Kosovës vijnë Azerbajxhani me 6 pikë, Ishujt Faroe me 4 pikë dhe Malta me 2 pikë.