Sa vetura Skoda janë në Kosovë

Skoda është marka e veturave çeke e cila po hynë në mesin e mjeteve që sipas eksperteve, komoditeti është i garantuar, dhe mjaft dinamike.

Të tilla vetura jo edhe shumë ekonomike nuk ka se si t’i mungojnë rrugëve të Kosovës.

Sipas statistikave që ka siguruar KALLXO.com, nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Kosovë janë 5,015 vetura të markës çeke.

ŠKODA KAROQ doli nga linja e prodhimit në fabrikën Kvasiny të ŠKODA në fillim të gushtit

Modelet e reja, KODIAQ dhe KAROQ tani janë dy nga modelet më të rëndësishme dhe me ndikim në rritjen e kompanisë.

Modeli “Skoda Fabia” konsiderohet e shkathët, dinamike, dhe posedon njw çmim rreth 18,000 euro.

Skoda u krijuar nga Laurin & Klement nw vitin 1925 ku me pas nw vitin 2000 u bë degë në pronësi të Volkswagen Group.

Nga viti 1905, Skoda krijon makina, pasi që në fillim prodhonte vetëm motoçikleta. Modeli i parë veturë ishte Voiturette A.

Automjetet e Škoda shiten në mbi 100 vende, në vitin 2017, shitjet totale në botë arritën në 1.21 milionë copa, një rritje prej 6.6% krahasuar me një vit më parë dhe fitimi operativ ishte 1.6 miliardë euro, një rritje prej 34.6% vit.