Autori: Alexander Pohl / Shutterstock Editorial 

Panasonic do të investojë 700 milionë dollarë në prodhimin e baterive për Tesla

Gjiganti teknologjik japonez, Panasonic, do të fillojë prodhimin e një baterie të re litium-jon për Tesla që në vitin 2023, në të cilën planifikon të investojë rreth 80 miliardë jenë (705 milionë dollarë) në fabrika në Japoni, raportoi të hënën portali japonez i biznesit Nikkei.

Bateritë e ringarkueshme litium-jon mund të ndihmojnë për t’i bërë automjetet elektrike (EV-të) më tërheqëse për shoferët duke rritur rrezen e lëvizjes me rreth një të pestën, shkruan Nikkei, duke cituar një burim.

“Ne jemi duke eksploruar një shumëllojshmëri opsionesh të prodhimit në masë, duke përfshirë një linjë prodhimi testimi që po krijojmë këtë vit biznesi,” kanë deklaruar zyrtarë nga Panasonic.

Panasonic prezantoi një bateri 4680 (46 milimetra e gjerë dhe 80 milimetra e gjatë) në muajin tetor. Kjo pritet të ndihmojë prodhuesin amerikan të automjeteve elektrike të zvogëlojë kostot e prodhimit.

Kompania japoneze do të prodhojë 4,680 bateri në një fabrikë në Japoninë perëndimore, me prodhim të mjaftueshëm për rreth 150,000 automjete, tha Nikkei.

Panasonic është i vetmi prodhues i baterive më të zhvilluara Tesla, gjë që i jep asaj pozicionin e një furnizuesi kryesor të kompanisë amerikane, të paktën për modelet më të shtrenjta të makinave, pavarësisht se ky prodhues i automjeteve elektrike kërkon furnizues baterish në Kinë dhe gjetkë./tportal.hr