Numri i kosovarëve që vozisin BMW X3

Vetura BMW x3 e cila po i mbijeton kohës për shkak të dizajnit, madhësisë konsiderohet një veture mjaft luksoze.

Pavarësisht çmimeve, rrugëve të Kosovës nuk i mungojnë këto makina luksoze dhe jo ekonomike.

Të dhënat që KALLXO.com ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se 771 X3 apo 1 mijë e 493 më pak së vitin e kaluar.

Çmimi më i lirë që gjendet në treg është tipi i vitit 2004 ‘BMW X3 2.5i‘ i cili kushton 7,000 euro.

BMW x3 e markës ‘BMW’ të Gjermanisë u prodhua për herë të parë në vitin 2004 dhe vazhdon ende prodhimin.

Mirëpo gjatë këtyre 15 vite prodhimtari, një nga modeli më i ri i këtij viti ‘BMW X3 M40i’ shitet me çmim minimal hiç më pak se 100.000 euro.

KALLXO.com ka raportuar edhe vitin e kaluar për numrin e veturave të tipit BMW X3.

Në vitin e kaluar të dhënat e MPB-së shfaqen se janë 2,264 vetura të tilla.

KALLXO.com është duke raportuar për të dhënat zyrtare për veturat që qarkullojnë në Kosovë.