Sa është numri i veturave Golf 4 në krahasim me Golf 2

Edhe këtë vit, Vetura Golf 4 apo “Golf Mk4” nga marka ‘Volkswagen’ mbetet e pëlqyer nga mbi 20 mijë kosovarë.

Janë gjithsej 22,126 vetura të tilla, sipas të dhënave që KALLXO.com ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në krahasim me vitin paraprak, vetëm 2,331 qytetarë kanë hequr dorë nga kjo veturë e prodhuar në më shumë se dy dekada.

Vitin e kaluar, ky lloj i veturës, dallonte me numër në epërsi me 255 copë nga Golf 2, ndërkaq sivjet dallojnë me 9,174 copë.

Pra, paraardhësi Golf 2, këtë vit dominon me 12 mijë 952 copë, apo 11 mijë më pak se vitin e kaluar.

Golf 4 doli në shitje ne tetor te vitit 1997 dhe vazhdoi prodhimin deri ne vitin 2003, dhe ishte makina me e shitur në Evropë në vitin 2001.

Vetura e cila ka arritur shifrën 20 milionë sosh të shitura, cilësohet si e fuqishme dhe praktike.

Në vendin tonë kjo veture shitet me vlere 3,000 deri në 5,000 euro, gjatë periudhës kur u prodhua u shit me çmim prej 11,000 dhe deri në vlere afro 30,000 euro.

Seria e Golf 4, është prodhuar edhe pas vitit 2004 në Kanada, për tregun Amerikan, në Brazil dhe Kinë, kuptohet me disa modifikime në pamjen e jashtme, ku dizajneret janë munduar t’i japin pamje të Golfit 5.

Modeli i katër i tipit Golf nga viti 1998-2004 ka fituar gjashte çmime të ndryshme.

KALLXO.com është duke raportuar për të dhënat zyrtare për veturat që qarkullojnë në Kosovë.

Shkrimet mund t’i lexoni duke klikuar në hashtagun #auto.