Zastava Yugo/ foto: Google

Veturat 'Yugo', në zhdukje e sipër në Kosovë

Veturat e prodhuara në kohën e ish-Jugosllavisë, Zastava Yugo vazhdojnë të qarkullojnë në rrugët e Kosovës.

Nga 1,222 vetura të këtij lloji që ishin në vitin 2018, këtë vit janë vetëm 7 të tilla, sipas të dhënave që KALLXO.com ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Zastava Koral gjithashtu e shitur si Yugo është prodhuar më parë nga Zastava Automobiles, në qytetin e Serbisë, Kragujevac.

Zastava Yugo është prodhuar nga viti 2 korrik 1977 dhe vazhdoi prodhimtarinë deri më 11 nëntor 2008, që gjithsej 794,428 u prodhuan gjatë kësaj periudhe. Veturat serbe ‘Yugo’ ka marrë famë jo të mirë, ku shumë prej revistave amerikane e kanë vlerësuar si veturat më të këqija të mileniumit.

Car Talk emisioni amerikan e ka cilësuar si një nga veturat më të këqija në histori, TIME dhe Complex Magazine, tipat Yugo GV dhe Yugo 45 i kishte radhitur në listën e “50 veturave më të këqija të viteve 80”.

KALLXO.com është duke raportuar edhe për të dhënat e veturave të tjera të cilat mund të i lexoni në këtë link.

Dashuria e kosovarëve: Vazhojnë të vozisin veturat ‘Yugo Zastava’