Numri i kosovarëve që vozisin AUDI 80

Veturat e prodhuara në vitet e 60-ta vazhdojnë ende të qarkullojnë në rrugët e Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe vetura gjermane AUDI 80.

Sipas të dhënave që KALLXO.com ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë gjithsej 1,210 makina të këtij lloji.

Por që në krahasim me vitin paraprak, dukshëm kosovarët kanë hequr dorë nga ky lloj i AUDI-së.

Në vitin 2018 kanë qenë 3,464 copë, sipas të dhënave të MPB-së.

Këto vetura janë prodhuar nga viti 1966 deri në vitin 1996 nga prodhuesi automobilave AUDI i cila bënë pjesë në grupin e mjeteve ‘Volkswagen’

Atëbotë AUDI 80 u konsideruan si mjete ekonomike, dhe mjaft elegante.

Ndërsa, në tregun e Kosovës ato shiten me një çmim mjaftë të leverdishme –  500 euro deri në 1,500 euro.

KALLXO.com është duke raportuar për të dhënat zyrtare për veturat që qarkullojnë në rrugët e Kosovës.

Shkrimet mund t’i lexoni duke klikuar në hashtagun #auto.

Dashuria e kosovarëve: Vazhojnë të vozisin veturat ‘Yugo Zastava’

Sa Golf 2 janë në Kosovë