Sa kosovarë vozisin Golf 6

Rrugëve të vendit tonë nuk ka se si t`u mungojë tipi i veturës ‘Golf 6’ model ky i markës gjermane Volkswagen.

KALLXO.com ka siguruar të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme, që sipas tyre në Kosovë janë 6,447 vetura të këtij lloji.

Sipas këtyre statistikave, Golf 6 radhitet në vendin e katër pas Golf 5, Golf 2 dhe atij 4-sh.

Si rrjedhojë, e konfirmon faktin që veturat ‘GOLF’ të markës ‘Volkswagen’ mbeten ndër më të preferuarat e kosovarëve.

Ashtu siç të gjitha modelet e Golf, edhe ky prodhim konsiderohet veturë praktike, e përshtatshme, ekonomike dhe e duhura për një familje të vogël, por jo edhe larg luksit të dizajnit brenda.

Një model i Golf 6 i vitit 2009, shitet në vendin tonë me çmim rreth 7.000 euro. Ndërsa ai i vitit 2010, kushton 8.000 euro.

Kështu që çmimet për Golf 6 vijojnë prej 7.000 deri në 11.000 euro.

Ky tipi i veturës në Evropë u prodhua nga vitit 2008 deri në 2013. Ndërsa në SHBA nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Numri i kosovarëve që vozisin ‘Touareg’