Touareg (ilustrim)

Numri i kosovarëve që vozisin 'Touareg'

Vetura ‘Touareg’ është një prej mjeteve me luksoze që radhitet në prodhimtarinë e markës së njohur ‘Volkfswagen’.

Pavarësisht çmimit aspak të lirë që kanë në treg, Touareg nuk mungon as në rrugët e Kosovës.

Sipas statistikave që ka siguruar KALLXO.com nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Kosovë janë 876 vetura të këtij modeli.

Volkfswagen ka filluar prodhimin e Touareg-ut që nga viti 2002 dhe që po vazhdon ende.

Çmimi i një Touarg është prej 50.000 euro. Prej modeleve të reja të vitit 2018 është modeli Touareg V6 TDI që kap shifrën afro 90.000 euro. Touareg 150 TDI i prodhuar në vitin 2017 kushton rreth 63.000 euro.

Ndërsa, Touareg V10 TDi i vitit 2004 i cili në atë kohë u cilësua si vetura më e bukur e prodhuar ndonjëhere nga VW, tani shitet me çmim 8.000 deri në 10.000 euro.