Ronaldo mbështet Koulibalyn: Jo racizmit dhe çfarëdo forme të ofendimit dhe diskriminimit (Foto)

Kalidou Koulibaly në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Interit, u fye në kore raciste nga tifozët “zikaltër”.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Carlo Ancelotti, i cili ka thënë se patën kërkuar tri herë pezullimin e lojës për koret raciste, por këto nuk ishin marrë parasysh.

E për këtë, ka reaguar sot edhe Cristiano Ronaldo, duke e mbështetur Koulibalyn, duke thënë se në botë dhe futboll ka nevojë për edukatë e respekt e jo për racizëm.

‘’Në botë dhe në futboll ka nevojë gjithmonë për edukatë dhe respekt. Jo racizmit dhe çfarëdo forme të ofendimit dhe diskriminimit’’.

 

Koulibaly pas fyerjeve raciste: Jam krenar me ngjyrën e lëkurës