Reagime të shumta pas komenteve bullizuese që pranuan lojtarët e Anglisë

 

Humbja e Anglisë nuk është problem i vetëm për lojtarët e këtij ekipi. Komentet raciste e bullizuese qysh nga mbrëmë janë vërshuar në drejtim të Jadon Sancho, Bukayo Saka dhe Marcus Rashford, tre lojtarë që humbën penalltitë.

Për këto komente ka reaguar trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate, i cili në një intervistë tha se lojtarët e tij nuk i meritojnë këto mesazhe fyese dhe se me të vërtetë janë të pafalshme.

“Ekipi kombëtar është për të gjithë”, shtoi Southgate.

Faqja zyrtare e tre luanëve në Twitter ka reaguar duke thënë se janë neveritur nga këto komente drejtë lojtarëve të cilët gjatë gjithë kampionatit kanë dhënë gjithçka, të bëhen objekt diskriminimi dhe abuzimi në rrjete sociale pas përfundimit të lojës.

Boris Johson, kryeministri i Anglisë, ka reaguar për të njëjtin rast me një postim në Twitter duke thënë se kombëtarja angleze e meriton të shpallet hero dhe jo të marr komente raciste në rrjete sociale.

Me një post në përkrahje të lojtarëve ka dalur dhe zëdhënësi zyrtar i Shoqatës së Futbollit, Organi drejtues i futbollit anglez, ‘’The FA”, duke treguar se në mbështetje të lojtarëve dhe se ata që janë përgjegjës për këto komente do të ndëshkohen.