Cristiano Ronaldo lojtari më i mirë i muajit shtator në Premier Ligë

Futbollistit portugez nuk i janë dashur edhe shumë kohë që ta arrijë çmimin e parë individual tek skuadra e tij e re Manchester United.

Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti më i miri për muajin shtator në ligën angleze.

Tre gola në katër ndeshje kanë bërë që Ronaldo të merr këtë çmim.

Transferimi i Ronaldos tek United ndodhi këtë sezon gjatë afatit kalimtar të verës. Ronaldo në momentin që u transferua nga Juventusi tha që në Manchester nuk ka ardhur për pushime por të fituar trofe dhe këtë po e dëshmon në fushën e blertë duke qenë ndër më të spikaturit në secilën ndeshje.