Ronaldo apo Icardi, cili do të triumfoj në ‘Derbin d’Italia’ (Foto)

E premtja do të na sjellë një super ndeshje, atë ndërmjet rivalve të përbetuar ndërmjet Juventusit dhe Interit, me fillim prej orës 20:30, në stadiumin ‘Alianz Arena’ në Torino të Italisë.

Kampionatin e kanë nisur mirë të dy ekipet, por ajo që është dukshëm më e mirë është Juventusi, e cila i prinë vendit të parë me 40 pikë nga 14 xhiro, e cila i ka 13 fitore, një barazim dhe asnjë humbje.

Ndërsa Interi, pozicionohet në vendin e tretë me 29 pikë, ku nga 14 xhiro i ka nëntë fitore, dy barazime dhe tri humbje.

Juventusi deri më tani e ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në Serie A, ku ka shënuar plotë 31 gola dhe ka pranuar vetëm tetë.

Edhe Interi nuk është keq në fazën e sulmit ku ka shënuar 27 gola, ndërsa në mbrojtje është stabile ku ka pranuar vetëm 12 gola.

Të veçantë këtë ndeshje e bon edhe rivaliteti mes dy sulmuesve, Cristiano Ronaldon e Juventusit dhe Mauro Icardin e Interit.

Juventusi e ka golashënuesin më të mirë ne ekip dhe në Serie A deri më tani, ai është Cristiano Ronaldo me 10 gola dhe pesë asistime. Ardhja e Ronaldos në Juventus dhe Serie A, ka zgjuar entuziazmin te kjo ligë dhe dëshira e klubeve tjera është që ta ndalin “Zonjën e vjetër”, në krye me portugezin.

Foto: Facebook

Edhe Interi e ka sulmuesin më të mirë për sezonin 2017/19, Mauro Icardi. Icardi deri më tani nga 14 ndeshje ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy herë.

Natyrisht që kjo ndeshje do ta ketë edhe vëmendjen e këtyre dy sulmuesve, pasi mund ta vendosin ndeshjen vet në momentë të caktuara.

Juventus dhe Inter janë përballur plotë 64 herë.

Juventusi i ka fituar 25 ndeshje. 14 i ka fituar Interi. Ndërsa 25 ndeshje kanë përfunduar me barazim.