Rita Ora e Bebe Rexha

Rita Ora, shqiptarja e parë që fiton çmim në MTV VMAS

Mbrëmë këngëtarja shqiptare Rita Ora ka rrëmbyer një çmim në edicionin e 35-të të ndarjes së çmimeve vjetore të MTV Video Music Awards që u mbajt në qytetin e New Yorkit.

Në këtë ngjarje ku morën pjesë artistët më të mirë të botës, këngëtarja shqiptare rrëmbeu çmimin në kategorinë Best Dance (Vallëzimi më i mirë), për këngën “Lonley Together” të cilën e kishte në bashkëpunim me Dj-në e ndjerë Aviciin.

Të nominuara në MTV VMAS kanë qenë tri shqiptaret, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Rita me çmimin e fituar në MTV Video Music Awards është bërë shqiptarja e parë që shpërblehet në këtë ngjarje. Rita në Instagram ka postuar një video ku shihet së bashku me këngëtaren, Bebe Rexha e cila dëgjohet duke thënë se Rita është shqiptarja e parë fituese në këtë ngjarje kurse Rita nuk e harron vendin e origjinës dhe bën simbolin e shqiponjës.