Ilustrim
Rëndësia e pastërtisë për parandalimin e gripit
21.11.2018 - 13:19
Zakonisht me ardhjen e ditëve të ftohta shtohen edhe mundësitë për grip apo ndonjë virus.
Për t’u mbrojtur nga to është shumë me rëndësi të keni higjienën e duhur personale.
Virusi mund të transmetohet edhe nëse prekni sipërfaqe si karrige, tavolina apo doreza dyersh që janë të infektuara dhe më pas prekni membranat e mukozës në gojën, hundën apo sytë tuaj.
Andaj për të mbajtur gripin larg duhet t`i mbani duart të pastra.
Larja e duarve më sapun dhe ujë është efektive për të reduktuar përhapjen e mikroorganizmave të infektuar.
Mbani me vete një dezinfektues duarsh me bazë alkooli.